Studying the impact of innovation on business and society

Business MAG Albania: Brian Solis — “Nëse jeni në SparkMe, po mundoheni të ndryshoni botën

by: Xhulia Vasili, Business MAG Albania

Brian Solis është një analist kryesor në firmën e kërkimit Altimeter Group, e njohur për kërkimet e saj në fushat si media sociale, Internet of Things dhe privacia e të dhënave.

Brian Solis. një analist dixhital, antropolog dhe futurist, ka studiuar efektet e teknologjive të reja te bizneset dhe shoqëria. Si rezultat i punës së tij, Brian ndihmon gjithashtu brandet lidere, të famshmit dhe startupet të zhvillojnë një transformim të ri dixhital dhe strategji inovacioni dhe u jep mundësinë bizneseve të përshtaten në tregjet e reja.

Libri i tij më i fundit, “X: The Experience When Business Meets Design”, prezanton rëndësinë e eksperiencave si brande të reja duke bërë bashkë botën e Eksperiencës së Konsumatorit (CX), Eksperiencën e Përdoruesit (UX), dhe Eksperiencën e Brandit (BX) për t’i dhënë një përfytyrim tjetër udhëtimit të konsumatorit dhe ciklit të jetës së produktit.

Gerti: Ndodhem këtu me Z. Brian Solis në konferencën SPARK.ME. Ai do kishte dëshirë të ndante dy fjalë me audiencën e Business Mag Albania.

Brian Solis-Nëse-jeni-në-SparkMe-do-të-thotë-se-po-bëni-diçka-që-ka-rëndësi-për-ju-businessmag

Brian Solis: Përshëndetje! Më duhet ta them këtë. Ky është një vend vërtet i veçantë, në një konferencë të veçantë në një vend të mrekullueshëm. Por ja si qëndron çështja, nëse po e ndiqni këtë, do të thotë se po bëni diçka që ka rëndësi për ju, po mundoheni të ndryshoni botën. Ne kemi nevojë për më shumë njerëz si ju, për të thyer rregullat, për të sfiduar, për të shpikur dhe për të shtruar rrugën që të tjerët mund ta ndjekin në një botë që nuk është vetëm dixhitale, por në një botë që përmirësohet, bëhet më angazhuese, më e thellë dhe më e rëndësishme. Ju uroj gjithë të mirat.

Gerti: Falemnderit. A mund ta gjejmë ndryshimin në startupet e reja?

Brian Solis: Unë mendoj se startupet vetë përfaqësojnë ndryshimin. Por gjithashtu mendoj se startupet janë pjesë e problemit, sepse idetë e tyre janë të kufizuara nga mënyra se si ato e shikojnë botën dhe se si operojnë në botë. Unë mendoj se startupet më të mira janë ato që janë vërtet inovativë dhe unë besoj se çdo startup mendon për veten se është inovativ. Por unë kam ndihmuar në lançimin e mbi një mijë startupeve në jetën time dhe pjesa më e madhe e tyre janë përsëritës, që do të thotë se investojnë në përsëritje, që do të thotë të bësh të njëjtat gjëra më mirë.

Inovacion do të thotë të bësh gjëra të reja që sjellin vlerë të re, ndërsa ‘disruption’ do të thotë të bësh gjëra të reja, që i bëjnë gjërat e vjetra të dalin jashtë përdorimit. Kështu që është në dorën tuaj të zgjidhni se në cilën prej tyre do të operoni.

Gerti: Ju falemnderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Join Our Mailing List

You have Successfully Subscribed!

Stay Connected